Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

I refuzohet viza, mbetet pa Kupën e Botës për Klube

Ayrton Costa

Boca Juniorsi do të duhet të luajë pa Ayrton Costan në Kupën e Botës për Klube. 

25-vjeçarit, që luan si qendërmbrojtës, i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar klubi argjentinas. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Costa u transferua te Boca Juniorsi në dimrin e kaluar nga Royal Antwerpi.

Refuzimi i vizës ka të bëjë me një rast të vitit 2018, kur Costa u raportua se u dënua me kusht për tentativë grabitjeje në Bernal të Argjentinës. 

Argjentinasi Costa ka zhvilluar 27 ndeshje për Boca Juniorsin. 

Boca Juniorsi është në Grupin C me Benfican, Bayern Munichun dhe Auckland Cityn.