Futboll

I pëlqyeri i tifozëve të Bayernit i jep fund karrierës

rafhina

Pas më shumë se 20 vjetësh në futbollin profesionist, braziliani Rafinha ka vendosur t’i japë fund karrierës.

Dikur lojtar shumë i pëlqyer nga tifozët e Bayernit ka njoftuar për largimin nga futbolli i luajtur me një postim emocional.

Rafinha ka vendosur të tërhiqet në moshën 39-vjeçare, pas 31 trofeve të fituar.

Pas karrierës në skuadrat braziliane, së fundi te Coritiba, mbrojtësi i krahut të majtë iu bashkua Schalkes në Gjermani në vitin 2005. Në vitin 2010 kaloi te Genoa, ndërsa vetëm një vit më pas bëri transferimin e madh te Bayerni. Te gjiganti bavarez luajti deri në vitin 2019, ndërsa më pas luajti për Flamengon, Olympiacosin, Gremion, Sao Paulon dhe sërish në fund ishte te Coritiba.

Për Brazilin i ka luajtur vetëm katër ndeshje.

Me Bayernin e ka fituar Bundesligën shtatë herë. Kupën e Gjermanisë e fitoi katër herë, ndërsa në vitin 2013 e fitoi edhe Ligën e Kampionëve.