Arbëri

Mediat serbe raportojnë se është arrestuar një ish-ushtar i UÇK-së në Svilajnac

Mediat serbe raportojnë se është arrestuar një ish-ushtar i UÇK-së në Svilajnac

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, L.H., është arrestuar të martën në qytetin serb të Svilajnacit, ka raportuar media serbe “Novosti”. Atij iu caktua masa e ndalimit prej 48 orëve nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës

59-vjeçari është nga Peja.

“Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës”, thuhet në raportimin e mediave serbe.

KOHA ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Kosovës për të mësuar më shumë. Posa të ketë përgjigje artikulli do të përditësohet.

Në një konferencë për media një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri thirrje që mërgimtarët të shmangin kalimin nëpër Serbi, gjatë konferencë për arrestimin e Igor Popoviqit, ndihmësdrejtorit të ashtuquajturës së Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të ketë pasoja të paparashikueshme nëse Popoviqi nuk lirohet.