Pas aventurës njëvjeçare të kaluar te skuadra nga Danimarka, Horsens, Muhamet Hyseni, ka vendosur që të kthehet sërish te skuadra e Llapit.
Pikërisht nga Llapi vitin e kaluar u transferua te skuadra që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit danez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e ka bërë të ditur të shtunën mbrëma trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në rrjetet sociale.
“Një vit ishte i zymtë pa ty por po rikthehesh atëherë kur Llapi kërkon trofeun e shumë pritur sepse për trofetë e stolisur ti ishe margaritari. Nga sot fillon lufta e vërtetë! FORCA LLAPI”, ka shkruar Batatina.
Horsensi për kartonin e Hysenit pagoi rreth 650 mijë euro.
Te Horsensi, Hyseni nuk arriti që ta gjejë formën e tij më të mirë. I zhvilloi vetëm 15 ndeshje ku shënoi dy gola dhe bëri një asistim.
Më herët karrierë ka bërë edhe te Malisheva dhe Feronikeli 74.