Talenti Olti Hyseni dhe Sefer Emini kanë kontribuuar në fitoren e së dielës për Sonderjysken në kampionatin elitar danez.
Sonderjyske fitoi 3:0 ndaj Brondbyt, në ndeshjen e xhiros së 29-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyja janë në grupin e skuadrave që luftojnë për titull kampioni.
Hyseni shënoi për 2:0 në minutën e 11-të, ndërsa asistoi në golin për 3:0 në minutën e 65-të, që u shënua nga Emini.
Hyseni luajti deri në minutën e 83-të, kurse Emini u zëvendësua në minutën e 70-të nga Lirim Qamili.
Hyseni i ka katër gola e tri asistime në këtë edicion, ndërsa Emini një gol e një asistim. Pesë gola e një asistim i ka Qamili.
Sonderjyske është në pozitën e gjashtë me 41 pikë.