Mbrojtësi i Lazios, Elseid Hysaj, pritet të luaj nga minuta e parë ndaj Torinos.
Lazio të shtunën nga ora 15:00 e pret Torinon në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A.
Nuno Tavares dhe Hysaj janë të vetmit opsione për dy pozicionet e mbrojtësve të krahut, pas lëndimeve të Adam Marushiqit dhe Luca Pellegrinit.
Kështu ka shkruar të premten sajti “TheLaziali”.
31-vjeçari Hysaj ka luajtur vetëm 62 minuta këtë edicion në kampionatin italian.
Ai së fundi u ftua nga selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, për ndeshjet e muajit tetor.
Shqipëria më 11 tetor luan me Serbinë në Leskovc në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026 kurse tri ditë më pas zhvillon miqësore me Jordaninë në Tiranë.