Hajduku i Splitit luajti nga minuta e 30-të me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të Roko Brajkoviqit që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Epërsinë e një futbollisti më shumë në fushën e lojës e shfrytëzoi Osijeku, që në shtëpi fitoi ndaj Hajdukut me rezultatin 2:0, në ndeshjen e xhiros së 32-të të elitës së futbollit kroat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHumbja e së dielës mund t’i kushtojë Hajdukut me titull kampioni. Deri në fund të garës kanë mbetur edhe katër xhiro.
Hajduku i Splitit mbetet në pozitën e dytë me 56 pikë, ndërsa Osijeku është në mesin e tabelës me 37 pikë.
Autogoli i Ivan Luçiqit në minutën e 72-të dhe Arnel Jakupoviq me golin e minutës së 95-të, e vendosën sfidën.
Jon Mersinaj luajti te vendësit në tërë ndeshjen, ndërsa Kemal Ademi ishte në bankën rezervë.