Cërvena Zvezda dhe Lech Poznani do të luajnë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.
Ndërsa afrohet ndeshja, rritet edhe tensioni. Tifozët e ekipit polak pushtuan qendrën e Beogradit dhe filluan të krijonin kaos.
Tifozët e Lech Poznanit thyen xhamat e disa dyqaneve. Policia u është kundërpërgjigjur duke arrestuar disa prej tyre.
Ndeshjen e parë, të luajtur javën e kaluar në Poloni, kampioni i Serbisë fitoi 3:1. Në atë ndeshje ishte shpalosur një baner i madh me shkrimin “Kosova është Serbi”.
VIDEO:
12.08.2025, Crvena Zvezda🇷🇸 - Lech Poznań🇵🇱, ~250 Lech Poznań 𝕳 & friends in the center of Belgrade. 10 Polish lads arrested by the Serbian 1312, click for more here: https://t.co/9rMuUQ3JTh
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 12, 2025
All in one place. Tap to download.
🔗 https://t.co/FXnrFRp1rX pic.twitter.com/VJ9CbszxKf
Faqja zyrtare e klubit serb në platformën “X” publikoi një foto të banerit dhe shkroi “Faleminderit” në gjuhën polake (“Dziękujemy”), duke falënderuar publikisht tifozët e Lech Poznanit për këtë mesazh politik. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave.
Polonia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Megjithatë, një pjesë e tifozëve polakë vazhdojnë t’i mbështesin narrativat serbe në çështjen e Kosovës.
FFK-ja kërkoi nga UEFA masa disiplinore ndaj Lech Poznanit dhe Zvezdës për skandalin në ndeshjen në Poloni.