Futboll

Hoxha pritet të largohet nga Dinamo, shumë skuadra të interesuara

Arbër Hoxha

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, pritet të largohet nga Dinamo Zagrebi. Kështu të paktën kanë raportuar të mërkurën mediat kroate.

Dinamo po ndahet me shumë lojtarë, ndërsa i radhës mund të jetë reprezentuesi i Shqipërisë.

Ka disa skuadra evropiane që kanë shprehur interesim për Hoxhën. Hull City, që për trajner të mërkurën e emëroi boshnjakun Sergej Jakiroviq, ka shprehur interesim për Hoxhën. Hulli garon në kategorinë e dytë angleze.

Kayserispori i elitës turke është po ashtu i interesuar. Prej Turqisë, Hoxha është edhe në radarin e Trabzonsporit dhe Eyupsporit.

Më herët për kosovarin Hoxha kanë shprehur interesim edhe skuadra italiane si Lecce.