Mesfushori Veldin Hoxha ka folur për jetën e tij në Rusi, për të kaluarën e tij në Kroaci dhe vendimin për ta përfaqësuar Kosovën. Ai është i lumtur që në të ardhmen do ta ketë rastin të paraqitet për Kosovën.
Ai më herët ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Kroacisë. Për Shpresat e Kroacisë ka luajtur 24 ndeshje. “
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova më donte sinqerisht”, ka thënë Hoxha ndër të tjera për mediumin kroat “Rijeka Danas”.
“Bisedimet kanë vazhduar për më shumë se dy vjet. Ishte budallallëk nga ana ime të prisja më gjatë. Ata treguan se më donin dhe kjo më bindi. Jam i lumtur që mora atë vendim”, tha ai.
Kosova pritet ta ftojë mesfushorin e skuadrës ruse, Rubin Kazan, për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Zvicrës dhe Suedisë. Të dyja ndeshjet, “Dardanët” i zhvillojnë në shtator. Për Kosovën janë ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës. Ndaj Zvicrës luan në Basel, kurse e pret Suedinë në Prishtinë.