Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me Dinamon e Zagrebit.
Skuadra e madhe kroate të mërkurën mbrëma fitoi 2:0 në udhëtim te Qarabagu dhe u kualifikua në grupe me rezultatin e përgjithshëm, 5:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarko Pjaca me golin e minutës së 32-të, dhe autogoli i Matheus de Barros da Silvas në minutën e 53-të, e vendosën sfidën.
Hoxha luajti nga minuta e 84-t te Dinamo, kurse Ademi nuk ishte i gatshëm për lojë, ndonëse kishte udhëtuar me skuadrën kroate në Baku të Azerbajxhanit.
Redon Xhixha ishte në bankën rezervë te vendësit.