Mesfushori Veldin Hoxha, që realizoi gol shumë të bukur në Bratislavë ndaj Sllovakisë në fitoren 4:3 të enjten mbrëma, ka thënë se ai me bashkëlojtarë do të bëjnë çdo gjë për ta siguruar Kupën e Botës 2026.
Hoxha e realizoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 21-të, në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi luajti deri në minutën e 90-të.
Hoxha ka thënë për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës se atmosfera është e mirë në skuadër. Ai e ka vlerësuar Turqinë por ka thënë se arritja në Kupën e Botës nuk është mision i pamundur.
“Ndjenja është shumë e mirë por fitorja ndaj Sllovakisë tashmë është prapa nesh. Ndeshja e radhës do të jetë me Turqinë që ka skuadër shumë të mirë. Ne do të jemi të përgatitur. Do të bëjmë çdo gjë për të shkuar në Kupën e Botës”, ka thënë Hoxha.
Hoxha është 23-vjeçar ndërsa paraqitet te Rubin Kazani. Me Kosovën tashmë i ka pesë paraqitje dhe është bërë goxha i rëndësishëm në skuadrën e udhëhequr nga përzgjedhësi Franco Foda.
“Mendoj se kemi atmosferë shumë të mirë në ekip. Jemi ekip shumë i mirë, luajmë shumë mirë si ekip. Mendoj se kjo është forca jonë. Kur i ke tifozët prapa, në fushën tënde, është shtytje e madhe në ndeshje si kjo. Ne do të provojmë të bëjmë çdo gjë për ta fituar ndeshjen për ne, për tifozët, për shtetin tonë, dhe të shkojmë në Kupën e Botës”, është shprehur Hoxha