Dinamo e Zagrebit ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull në Kroaci.
Të premten mbrëma, Dinamo në “Maksimir” luajti 1:1 me Slaven Belupon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi i krahut, Arbër Hoxha asistoi në golin e Dinamos të cilin e shënoi Lukas Kaçavenda në minutën e 23-të. Hoxha luajti deri në minutën e 75-të, kurse Arijan Ademi u largua nga fusha në minutën e 19-të për shkak të një lëndimi.
Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të kampionatit kroat. Dinamo është e treta me 26 pikë. Hajduku udhëheq me 32, ndërsa Rijeka i ka 29 në vendin e dytë. Dy skuadrat kanë një ndeshje më pak të luajtur.