Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Horsensi kërkon klub për ta huazuar Hysenin

Horsens

Horsensi po punon të gjejë një klub të ri për Muhamet Hysenin. Në mediumet daneze bëhet e ditur të martën se Horsensi ka për qëllim huazimin e sulmuesit 24-vjeçar.

Hyseni iu bashkua Horsensit për 750 mijë euro nga Llapi në janar të vitit 2024. Por ai nuk përmbushi pritshmërinë e klubit danez. Me danezet, Hyseni ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai për klubin danez ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar një herë në 14 ndeshje. Ka luajtur edhe gjashtë ndeshje për ekipin rezervë të Horsensit. Më herët karrierë ka bërë edhe te Malisheva dhe Feronikeli 74.