Holanda ka shënuar fitore shumë të thellë të hënën mbrëma dhe ka siguruar direkt kualifikimin në Kupën e Botës që vitin tjetër mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Holandezët mposhtën Lituaninë në shtëpi me rezultat 4:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat për holandezët i shënuan, Tijani Reijnders, Cody Gapko, Xavi Simos dhe Donyell Malen.
Holanda e fitoi Grupin G me 20 pikë, kurse në plejof do të paraqitet Polonia që përfundoi e dyta me 17 pikë.
Polakët të hënën mposhtën në udhëtim Maltën me rezultat 3:2.
Për Poloninë golat i realizuan Robert Lewandowski, Pawel Wszolek dhe Piotr Zielinski.
Për Maltën i realizuan golat Irvin Cardona dhe Teddy Teuma.
Finlanda doli e treta në grup me dhjetë pikë, kurse Malta në pozitën e katërt me pesë pikë.
Lituania e fundit me tri pikë.