Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mulhaxha-Kollçaku: Në fillim LVV-ja ishte e gatshme ta mbështeste Osmanin, s’jepnin nënshkrime

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka deklaruar se partia që përfaqëson fillimisht ka qenë e gatshme ta mbështesë ish-presidenten Vjosa Osmani për një mandat të dytë në këtë pozitë, por nuk është dhënë asnjë nënshkrim nga partitë politike. 

Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se situata ka ndryshuar me kohë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E vërteta e madhe është që Lëvizja Vetëvendosje në fazën fillestare ka qenë e gatshme ta mbështesë ish-presidenten, znj. Vjosa Osmani. Mirëpo, as znj. Osmani e asnjë subjekt politik nuk kanë qenë në gjendje para nesh ta sjellin qoftë edhe një nënshkrim për ta mbështetur atë kandidaturë. Ne ishim të gatshëm në fazën më fillestare. Kanë ndryshuar shumë gjëra. Nuk mund të flasim nga e njëjta pozitë si në ditën e parë”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se në kohën kur LVV-ja ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur kandidaturën e Osmanit, disa zyrtarë të lartë të LDK-së janë deklaruar kundër publikisht. 

“Meqenëse ne nuk kishim as në mënyrë deklarative dhe asnjë formë tjetër, përkundrazi nga zyrtarë të lartë të LDK-së së paku tre prej tyre publikisht kanë deklaruar se në asnjë formë nuk e mbështesin znj. Osmani. Në anën tjetër, subjektet e tjera e perceptonin të afërt me Lëvizjen dhe në atë aspekt nuk donin fare të dëgjonin, në atë situatë Lëvizja është dashur ta marrë hapin tjetër, pra ka vazhduar bisedimet”, ka shtuar ajo. 

Mulhaxha-Kollçaku ka vlerësuar se çështja e presidentit do të jetë vazhdimisht gur pengese.

"Çështja e presidentit do të jetë gjithmonë gur, të cilin ne do ta kemi pengesë sepse elektorati nuk mund të pajtohet që ti ta dorëzosh fitoren në tavolinë, ta fitosh në betejë dhe ta dorëzosh", ka theksuar ajo.