Arsenali ka njoftuar se është përforcuar me Piero Hincapien e Bayer Leverkusenit.
“Topçinjtë” e kanë huazuar mbrojtësin me mundësi blerjeje për rreth 50 milionë euro.
“Jemi shumë të kënaqur që kemi në radhët tonë Piero Hincapien. Ai do ta bëjë ekipin tonë edhe më të fortë dhe më konkurrues”, ka thënë trajneri Mikel Arteta.
Hincapie është lojtari i tretë që i bashkohet gjatë kësaj vere Arsenalit.