Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez la pas vetëm 20 minutash seancën stërvitore me Francën pas një lëndimi në gju.
Franca po përgatitet për ndeshjen hapëse të “Euro 2024” kundër Austrisë të dielën.
Më pas luan ndaj Holandës më 21 qershor dhe Polonisë më 25 qershor.
Hernadez pritej të ishte në formacionin bazë, por paraqitja e tij është vënë në dyshim, pasi u largua nga stërvitje të mekurën pas vetëm 20 minutash.
Ai u lëndua në ndeshjen që Franca e mbylli pa gola ndaj Kanadasë.
26-vjeçari ka 27 paraqitje për Francën.
Ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tetë herë.
Ai ishte në skuadrën që humbi në finale të Kupës së Botës “Katari 2022” nga Argjentina në penallti.