Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Havertzi i gëzohet reagimit të Arsenalit pas eliminimit të dyfishtë

arsenal

Fitorja 1:0 e Arsenalit ndaj Sportingt në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ishte kthesë e rëndësishme për klubin anglez pas humbjeve në Kupën FA dhe Kupën e Ligës.

Kështu ka thënë sulmuesi gjerman, Kai Havertz.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e shënoi golin e fitores ndaj Sportingut, të martën mbrëma në Lisbonë. Havertz u aktivizua si zëvendësues dhe shënoi në minutat shtesë për fitoren 1:0.

“Përfundimisht është kthesë e madhe për ne, pasi kemi humbur dy ndeshjet e fundit. Kemi dashur të kthejmë gjërat në drejtimin e duhur dhe kemi bërë të mundur këtë”, ka thënë Havertz për “Amazon Prime”.

Shpresat e Arsenalit për katër trofe u shuan me humbjen nga Manchester City në finale të Ligës së Kupës dhe humbjes shokuese nga Southamptoni në kuadër të Kupës FA, të shtunën.

“Ne qëndrojmë të bashkuar dhe kemi shumë gjëra për të arritur deri në fund të edicionit. Shtatë javë para fundit, ne mund të fitojmë trofe të mëdhenj dhe do të punojmë për këtë”.

Havertz ka vlerësuar maksimalisht portierin David Raya, që u shpall më i miri i ndeshjes.

“Për mua është portieri më i mirë në botë në dy vjetët e fundit. Ai është i jashtëzakonshëm, na ka shpëtuar shumë herë dhe jemi të lumtur që e kemi”, ka theksuar Havertz.

Arsenali të shtunën luan në Premier League ndaj Bournemouthit.