Superylli i futbollit dhe i Barcelonës, Lamine Yamal, e ka shënuar “hat-trickun” e parë në karrierë në fitoren 4:1 ndaj Villarrealit të shtunën.
Me fitoren e arritur në xhiron e 26-të, Barcelona mbetet lidere në La Liga me 64 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa Pape Gueye shënoi për mysafirët. Por, 18-vjeçari realizoi tjetër gol, ndërsa fare në fund realizoi edhe Robert Lewandowski.
“Kundërshtari ishte shumë i mirë, është në vendin e tretë. Por jam shumë i lumtur mbi të gjitha për fitoren dhe më pas për tre golat e mi. Njerëzit donin që unë të shënoja 100 gola si 16-vjeçar. Edhe unë do ta doja një gjë të tillë. Mendoj se në ndeshjet e kaluara është parë që nuk isha i lumtur. Tani po buzëqeshë dhe po kënaqem me veten”, ka deklaruar Yamali.
Me këtë fitore, Barcelona është larguar në katër pikë nga ndjekësi Real Madridi, që të hënën ballafaqohet me Getafen në “Santiago Bernabeu’.
Ndërkohë, Villarreali ka mbetur 13 pikë prapa lideres.
Yamali është parë krejtësisht i rikuperuar nga një lëndim që e ka munduar shumë në javët e fundit. Kjo ka bërë që ai të mos mund ta shfaq më të mirën.
“Mendoj se lëndimi tani është prapa meje. Nuk ndihesha mirë më herët dhe nuk isha i lumtur me lojën që e bëja. Tani po ndihem më mirë dhe ka më shumë se një javë që ndihem kështu. Jam shumë i lumtur që po luajë”, është shprehur superylli i futbollit.
Të shtunën, Yamali shpërtheu me paraqitje mbresëlënëse duke u bërë lojtari më i ri që shënon “hat-trick” në La Liga në shekullin 21. Ai këtë rekord e arriti me 18 vjet e 230 ditë.
Yamali tani i ka 18 gola në të gjitha garat dhe e ka barazuar numrin e golave të shënuar në sezonin e kaluar.
Barcelona tani katër gola, të paktën, duhet t’i shënojë të mërkurën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.
Skuadra e madhe spanjolle u mposht 4:0 në duelin e parë para dy javësh në “Wanda Metropolitano” nga Atletico Madridi. Tani me katër mund ta dërgojë ndeshjen në vazhdime, por e pret punë shumë e vështirë.
Barcelona – Atletico Madrid luhet më 3 mars nga ora 21:00.