“Hat-tricku” i shënuar nga Noni Madueke ia ka siguruar Chelseat fitoren e parë në Premier League në këtë edicion.
Chelsea të dielën fitoi thellë në udhëtim te Wolverhamptoni, me rezultatin 6:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea kaloi në epërsi pas 98 sekondave lojë, kur Nicholas Jackson, i vetëm në zonë, e shtyu topin në rrjetë.
Matheus Cunha më pas i barazoi shifrat në minutën e 27-të. Sfida u bë edhe më interesante në fundin e pjesës së parë.
Cole Palmer e pa daljen e portierit Jose Sa dhe shënoi me mjeshtëri për 2:1.
Vendësit nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat për herën e dytë, në minutën e gjashtë të shtesës në pjesën e parë.
Megjithatë, sulmuesi i Anglisë U21, Madueke, shënoi tre gola brenda 14 minutash në pjesën e dytë për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij. Dhe në të tria golat, asistues ishte Palmer.
Joao Felix dhjetë minuta para fundit e shënoi golin për 6:2, kur u asistua nga Pedro Neti, ish-futbollisti i Wolvesit.
Chelsea pas dy ndeshjeve ka tri pikë, pasi në ndeshjen e parë u mposht nga Manchester City.
Për Wolvesin ishte disfata e dytë rresht.