Klubi elitar i Belgjikës, Mechelen, ka konfirmuar largimin e trajnerit kosovar Besnik Hasi në fund të këtij edicioni. Klubi belg njoftoi se vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit është marrë me marrëveshje të dyanshme.
“Klubi falënderon Besnikun për serinë e shkëlqyer që ka arritur dhe kështu ka udhëhequr klubin drejt një ëndrre. Klubit i duhet kohë për të kërkuar një trajner për kampionatin e ri”, shkruan në njoftimin e Mechelenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe Hasi ka dhënë një deklaratë pas largimit. “Lojtarët duhet të dëshmojnë veten me një trajner të ri. Më vjen keq për largimin tim. Më pëlqeu të punoja këtu. Unë e bëra punën time këtu. Kur mbërrita skuadra ishte në gjendje të keqe, por pas kësaj arritëm rezultate të një ekipi kampion. Ne madje luftuan për vendin e parë deri në ndeshjen e fundit. A do të kisha qëndruar nëse do të arrinim në plejofin e Ligës së Kampionëve, nuk e di. Shpresoj që klubi të tregoj paraqitjet e duhura për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hasi në konferencë.
Ditë më parë Hasi ka mohuar spekulimet se ka arritur marrëveshje për drejtimin e Gentit në edicionin tjetër. Hasi e mori drejtimin e Mechelenit në muajin nëntor dhe ka pasur rezultate të mira.