Futboll

Hasi fiton me Anderlechtin, i afrohet kreut të tabelës

Anderlecht

Trajneri Besnik Hasi ka fituar të dielën me Anderlechtin, në ndeshjen e xhiros së katërt të kampionatit elitar të Belgjikës. 

Anderlechti fitoi 2:0 në udhëtim te Denderi. 

Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, në minutën e 71-të dhe të 84-t. 

Me këtë fitore, Anderlechti mbetet në krye të tabelës. Ka nëntë pikë në vendin e tretë, sa edhe Club Brugge në vendin e katërt. 

Lider janë Royale Unioni dhe St. Truideni me nga një pikë më shumë.