Futboll

Hasi: Duam dhe duhet të jemi në Evropë

Besnik Hasi

Trajneri Besnik Hasi ka thënë se Anderlechti duhet të jetë pjesë e grupeve të Ligës së Konferencës.

Por ai ka kërkuar nga lojtarët e tij të kenë kujdes kundër Sheriff Tiraspolit. 

Ekipi nga Moldavia është kundërshtari i Anderlechtit në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Ndeshjen e parë kundër Sheriff Tiraspolit, Anderlechti e luan në shtëpi të enjten nga ora 20:00.

Ndeshja kthyese është pas një jave në Moldavi. 

“Është e vështirë të luash kundër tyre. Ata kanë përvojë në Evropë, sepse luajnë çdo vit dhe luajnë ndryshe nga garat e tyre shtetërore. Ne duhet të përqendrohemi si do të luajmë. Ne duam dhe duhet të jemi në Evropë”, ka thënë Hasi të mërkurën në konferencë për media. 

Andelechti vazhdoi garën në Ligën e Konferencës pas eliminimit në Ligën e Evropës nga Hackeni suedez.