Çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar mbrojtësit të Prishtinës së Re, Donat Hasanaj.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të hënën se Hasanaj është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të.
Hasanaj shënoi një gol të shtunën në fitoren 4:1 të Prishtinës së Re ndaj Prishtinës.
“Kemi pasur një ndeshje shumë të vështirë kundër Prishtinës, të cilët kryesojnë tabelën, por edhe ne e kemi përgatitur ndeshjen kundër tyre shumë mirë. Është e vërtetë që kemi pasur shumë ndryshime, duke na u ndërruar në 15 xhiro tre trajnerë, por atmosfera momentale është shumë e mirë në skuadër. Si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor, kemi luajtur shumë mirë dhe e shfrytëzoj rastin t’i falënderoj bashkëlojtarët për kontributin, që unë ta marr këtë çmim sot”, ka thënë Hasanaj për faqen zyrtare të FFK-së.