Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hartbergu thyen rekordin për numrin e sponsorëve në fanellë

Hartberg

Ekipi i elitës së futbollit austriak, Hartberg, ka marrë vëmendjen e botës së futbollit për edicionin 2024/25.

Kjo skuadër, pjesë e të cilës në sezonin e kaluar ishte edhe Donis Avdijaj, i pati plot 15 logo të sponsorëve në fanellë, duke vendosur rekord botëror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ekipi nuk është ndalur me kaq.

Për edicionin e ri, Hartbergu e ka rritur numrin e sponsorëve në 23.

Kjo skuadër e siguroi mbijetesën në edicionin e kaluar, ndërsa humbi në finalen e parë të Kupës së Austrisë, nga Wolfsbergeri.

Avdijaj i është bashkuar Wolfsbergerit për edicionin e ri. Ai e mbylli sezonin e kaluar me 11 gola e 14 asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.