Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hartbergu kërkon ta mbajë Avdijajn

Donis Avdijaj

Presidentja e Hartbergut, Brigitte Annerl, ka folur për të ardhmen e sulmuesit kosovar, Donis Avdijaj.

Ajo ka thënë se janë të kënaqur me sulmuesin kosovar dhe se dëshirojnë ta mbajnë në skuadër edhe më gjatë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dua që ai të qëndrojë”, ka thënë Annerl, raporton “Sky Sport Austria” të mërkurën. 

Avdijaj 28-vjeçar me Hartbergun ka kontratë deri në fund të edicionit aktual. Por ai nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës. Pas shkëlqimit me Hartbergun në Austri, interesim për Avdijajn ka shprehur Schalke, skuadra e Kategorisë së Dytë angleze, Hull City dhe klubi i MLS-së, Orlando City. 

Avdijaj ka udhëhequr Hartbergun drejt finales së Kupës austriake. Në finale Harbergu të enjten luan kundër Wolfsbergerit. Ndeshja nis në ora 17:00. 

Në Bundesligë të Austrisë dhe për Kupë, Avdijaj ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 14 herë.