Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka shansin ta fitojë trofeun e dytë me Barcelonën.
Ai është në garë për të triumfuar edhe në La Liga, ndërsa është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTekniku gjerman e fitoi trofeun e parë si trajner i Barcelonës në janar të këtij viti, pas triumfit 5:2 në finalen e Superkupës së Spanjës.
Në karrierën e tij si trajner, Flick vlerësohet si specialist i finaleve. Ai i ka fituar gjitha pesë finalet në të cilat ka luajtur me Bayern Munichun. Nuk e lëshoi rastin as në mundësinë e parë që iu dha te Barcelona.
Kundër trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti, Flick i ka fituar dy përballjet e para në “El Clasico”.
Skuadra e tij i ka shënuar nëntë gola në dy ndeshje, ndërsa i ka pranuar vetëm dy gola.