Futboll

Hakimi i gatshëm të luajë në Kupën afrikane

m

Kapiteni i Marokut, Achraf Hakimi, është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i rëndë i nyjës së këmbës dhe do të jetë i gatshëm për Kupën e Kombeve të Afrikës. 

Lajmi është konfirmuar të shtunën nga vetë futbollisti dhe përzgjedhësi Walid Regragui. 

Futbollisti më i mirë i vitit në Afrikë nuk pritet të jetë titullar, por përzgjedhësi Regragui ka thënë se ai do të luajë nëse është nevoja. 

Hakimi është i lënduar prej muajit nëntor. Sulmuesi i Bayern Munichut, Luis Diaz, kishte bërë ndërhyrje shumë të ashpër në të. 

Kupën afrikane, Maroku e ka fituar vetëm një herë në vitin 1976. 

Pritshmëritë për një tjetër triumf janë rritur pas paraqitjes së jashtëzakonshme në Botërorin 2022, kur Maroku shkoi deri në gjysmëfinale.