Mbrojtësi i krahut të djathtë i Paris Saint-Germainit, Achraf Hakimi, e fitoi çmimin si futbollisti më i mirë afrikan i vitit, por në ceremoni, ai ka udhëtuar me një trotinet të veçantë.
Marokeni të mërkurën në mbrëmje në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të mbajtur në Rabat, kishte zgjedhur këtë mënyrë të udhëtimit për shkak të këpucës që e mbante në këmbën e majtë shkaku i lëndimit ë rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçari pati sezon të mrekullueshëm kur e fitoi tripletën me PSG-në, ndërsa e la prapa sulmuesin e Liverpoolit dhe Egjiptit, Mohamed Salah, fituesin e dyfishtë të çmimit, në vitin 2017 dhe 2018.
Në vendin e tretë përfundoi nigeriani Victor Osimhen.
Hakimi pësoi lëndim të rëndë në nyjën e këmbës pas ndërhyrjes së ashpër nga Luis Diaz, në disfatën 2:1 në shtëpi nga Bayern Munichu më 4 nëntor.