Achraf Hakimi dhe Mohamed Salah i prijnë listës së ngushtë prej 10 lojtarëve që janë në garë për çmimin e futbollistit më të mirë afrikan për vitin 2025.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, marokeni Hakimi, ndihmoi PSG-në ta fitojë titullin dhe Kupën e Ligës në Francë si dhe trofeun e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar.
Ndërkohë, egjiptiani Salah e fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë në Premier League, kurse me Liverpoolin e fitoi titullin e Anglisë.
Në listë janë edhe Iliman Ndiaye, Pape Matar Sarr, Victor Osimhen, Andre-Frank Zambo Anguissa, Fiston Mayele, Denis Bouanga, Serhou Guirassy dhe Oussama Lamlioui.
Salah e ka fituar këtë çmim në vitet 2017 dhe 2018, ndërsa Hakimi ishte i dyti në dy vitet e kaluara.