Futbollistët e Hajdukut të Splitit mposhtën Rijekën me rezultat 2:1 në derbin e Kroacisë të dielën.
Ndeshja Hajduk – Rijeka i takoi xhiros së 35-të të elitës kroate të futbollit.
Me këtë fitore, Hajduku mbeti në garë për titull. Kampioni i Kroacisë do të vendoset në xhiron e fundit.
Hajduku është në vendin e tretë me 60 pikë, dy më pak se Dinamo dhe Rijeka.
Hajduku luan në udhëtim ndaj Shibenikut në xhiron e fundit, Rijeka e pret Slaven Belupon, ndërsa Dinamo në Zagreb e pret Varazhdinin.