Futboll

Hajduku barazon në ndeshjen e parë, debuton Pajaziti

hajduku

Hajduku i Splitit luajti 1:1 në udhëtim te Zira të mërkurën, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Kështu, skuadra që avancon tutje do të vendoset pas një jave në ndeshjen që luhet në Poljud. 

Zira e Azerbajxhanit kaloi e para në epërsi me golin e Brahim Konates në minutën e 31-të. 

Por goli i Anthony Kalikut në minutën e 68-të i barazoi shifrat për skuadrën e madhe kroate. 

Adrion Pajaziti debutoi në ndeshje zyrtare për Hajdukun. 

Mesfushori 22-vjeçar luajti në tërë pjesën e dytë. 

Pajaziti është zhvilluar te të rinjtë e Fulhamit si futbollist, ndërsa ka luajtur edhe për Haugesundin norvegjez e Gorican kroate. 

Ai ka luajtur për grupmoshat U19 e U20 të Shqipërisë dhe U21 të Kosovës. Më pas zgjodhi ta përfaqësojë Shqipërinë.