Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hajdari: Asnjë pikë gjaku nuk është tepër për këtë vend

Albian Hajdari

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka dalë me një deklaratë të fuqishëm pas humbjes nga Turqia të martën në “Fadil Vokrri”. 

Kosova e humbi ndeshjen finale të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës të këtij viti me rezultat 1:0 nga Turqia. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hajdari ishte ndër më të mirët në fushë ndaj Turqisë deri në momentin e zëvendësimit. Ai e lëshoi fushën me fashë në kokë. Hajdari u godit pa dashje nga Vedat Muriqi.  

“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend! Sot Kosova mund të duket e vogël për shumëkënd, por një ditë do të jetë e madhe në zemrat e të gjithëve. Nga ndeshje e djeshme: humbëm, por krenaria nuk humbet kurrë. Kosova gjithmonë në zemër!”, ka shkruar Hajdari. 

Shkrimin e shkurtër e ka publikuar me një fotografi duke e marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor i Kosovës.