Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka qeshur me zgjedhjen e Bajram Jashanicës si “Ylli i javës” për xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës.
“Hahahahahahahaha !!!!!!!!!!!!!!!!’nnnn”, është komenti i Batatinës në faqen “Sporti në KTV” në Facebook në lajmin për zgjedhjen e Jashanicës si lojtari më i mirë i xhiros.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrojtësi i Ballkanit ishte shënues i një goli në fitoren ndaj Malishevës me rezultatin 2:0.
Batatina me Llapin ndërkohë barazoi 1:1 me Gjilanin të mërkurën, duke u shkëputur nga lufta për titull. Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, Ballkani (69) lider ka katër pikë më shumë se skuadra podujevase e Drita (65) që renditen në vendin e dytë përkatësisht të tretë.
Në një intervistë për KosovaPressin të enjten, Batatina hodhi akuza të rënda për dallavere, duke sulmuar veçanërisht Ballkanin.
