Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, e ka vendosur ndeshjen ku u shënuan nëntë gola.
Hadërgjonaj të shtunën me Alanyasporin shënoi nga penalltia në fundin e ndeshjes, për fitoren e skuadrës së tij ndaj Bashakshehirit, 5:4.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo30-vjeçari që aktivizohet në krahun e djathtë, e shënoi golin e dytë të edicionit aktual, në paraqitjen e 23-të në të gjitha garat.
Hadërgjonaj, i cili ka edhe dy asistime në elitën e Turqisë, ishte i saktë nga 11-të metra për 5:3, në minutën e 90-të.
Skuadra e tij pranoi gol në minutën e 96-të, por goli i mbrojtësit të Kosovës ishte vendimtar në fitimin e pikëve të plota.
Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti e kompletuan ndeshjen te vendësit, në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së Turqisë.
Alanyaspori ka 25 pikë pas 20 ndeshjeve të luajtura, katër më pak se Bashakshehiri i vendit të shtatë.