Florent Hadërgjonaj ka vazhduar me paraqitje të mirë në elitën e futbollit të Turqisë me skuadrën e Alanyasporit.
Pas golit të shënuar në xhiron e kaluar, Hadërgjonaj të dielën kontribuoi me asistim në fitoren e thellë të Alanyasporit ndaj Istanbulsporit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlanyaspori fitoi me rezultatin 6:0, ndërsa mbrojtësi 29-vjeçar i Kosovës asistoi në golin e fundit që u shënua në minutën e tretë të kohës shtesë.
Hadërgjonaj ka dy gola të shënuar e tri asistime në kampionatin aktual të Turqisë.
Fidan Aliti dhe Hadërgjonaj e kompletuan ndeshjen te vendësit, kurse Florian Loshaj ishte i suspenduar te mysafirët shkaku i kartonëve.
Alanyaspori ka 48 pikë në vendin e shtatë, ndërsa Istanbulspori në vendin e fundit ka 16 pikë. Në edicionin e ardhshëm luan në kategorinë e dytë.