Sulmuesi Erling Haaland e ka përshkruar sezonin e Manchester Cityt si shumë të dobët dhe të mërzitshëm, por ende shpreson që të fitojë trofe.
24-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për lojë në finalen që Manchester City e zhvillon të shtunën ndaj Crystal Palaces në “Wembley”.
Ai mungoi shtatë ndeshje për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës, ndërsa u kthye në barazimin pa gola ndaj Southamptonit në fundjavën e kaluar.
“Sezoni ka qenë i vështirë. Nuk është mirë të humbësh kaq shumë ndeshje. Ka qenë situatë e mërzitshme. Për këtë arsye duhet ta përfundojmë mirë edicionin, me trofe të fituar”, ka deklaruar Haaland për BBC Sport të enjten.
Haalandi me Cityn ka fituar dy tituj të Premier Leagues, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Superkupën e Evropës, qëkur iu bashkua skuadrës në vitin 2022.