Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin.
Kontrata e nënshkruar të premten nga Haaland, e mban atë të lidhur me “qytetarët” deri në vitin 2034.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi norvegjez iu bashkua Cityt nga Dortmundi në vitin 2022 dhe ka shënuar 111 gola në 126 ndeshje për këtë skuadër.
Kontrata e mëparshme e Haalandit skadonte në vitin 2027.
Ai e ka nënshkruar kontratën më të gjatë në Premier League, duke e kaluar atë të Cole Palmerit që në gushtin e vitit të kaluar, kishte nënshkruar për nëntë vjet.
“Jam shumë i lumtur që e kam nënshkruar kontratën e re dhe tani e kam mundësinë që të kalojë edhe më shumë kohë në këtë klub të madh. Manchester City është klub i veçantë, me plot njerës të shkëlqyer dhe tifozë fantastik. Është ambient nga i cili nxirret më e mira prej të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Haaland për faqen zyrtare të klubit.
Haalandi është bërë golashënuesi i tretë më i mirë i Manchester Cityt në Premier League me 79 gola.
Aguero është i pari me 184 gola, kurse Raheem Sterlingu ka 91 gola të realizuar.