Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është kthyer në stërvitje pas telasheve që kishte në nyjën e këmbës, shkruan BBC të mërkurën.
24-vjeçari u lëndua në fitoren 2:1 në çerekfinale të Kupës FA më 30 mars ndaj Bournemouthit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i ka shënuar 39 gola për klubin dhe shtetin e tij në edicionin aktual.
Ende nuk dihet nëse Haalandi do të luajë kundër Wolverhamptonit në vikend.
Ndërkohë, 28-vjeçari Rodri është kthyer në stërvitje më herët.
Fituesi i “Topit të Artë” ka munguar prej muajit shtator për shkak të lëndimit të rëndë në gju.