Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, është rikthyer në skuadrën e Manchester Cityt. Lajmi është bërë i ditur të premten nga klubi anglez. Gundogan është transferuar si futbollist i lirë nga Barcelona. Te Barça qëndroi vetëm një vit.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që shoh shokët e skuadrës, stafin, njerëzit me të cilët kam kaluar një kohë të mrekullueshme gjatë shtatë viteve, një kohë shumë të suksesshme. Për sa i përket futbollit, rikthimi në atë nivel dhe kthimi tani një vit më vonë është një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe jam shumë i kënaqur. Unë jam shumë i lumtur. Ndihem i privilegjuar të ndaj sërish dhomën e zhveshjes me këta lojtarë të mrekullueshëm”, ka deklaruar Gundogan pas nënshkrimit të kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjermani u transferua nga City te Barcelona në vitin 2023. 33-vjeçari me gjigantin spanjoll në 51 ndeshje të zhvilluara ka shënuar pesë gola dhe ka bërë 14 asistime.
Me Cityn ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.