Edhe pse është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Manchester Cityt, Jack Grealish, e ka humbur vendin në formacionin startues te skuadra kampione e Anglisë.
Vendin e tij në njëmbëdhjetëshin e parë te City e ka zënë sulmuesi brazilian, Savinho.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se arsyeja se pse e zgjedhë Savinhon në vend të Grealishit është se braziliani është duke kaluar formë më të mirë.
Guardiola theksoi se anglezi Grealish duhet të luftojë për ta zënë përsëri vendin në ekipin startues.
“Savinho është në formë më të mirë se Jack Grealish dhe kjo është arsyeja pse unë luaj me Savinhon. Ai do ta shohë konkurrencën dhe ai duhet të luftojë për vendin startues. Unë e di që ai mund ta bëjë këtë. Kam luftuar shumë për Grealishin, kam luftuar shumë që ai të jetë këtu. E kam parë nivelin e tij”, ka thënë Guardiola, shkruan të hënën “Reuters”.
29-vjeçari Grealish këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur në 19 ndeshje. Ka kontribuar me dy asistime.
Sulmuesi i krahut u transferua te City në vitin 2021 nga Aston Villa për 117 milionë euro.