Përfaqësuesen U21 të Kosovës në futboll e pret kampanjë sfiduese dhe e ndërlikuar kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 të vitit 2027. Në shortin e tërhequr të enjten u caktua që Kosova të jetë në grup me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron e San Marinon.
Spanja, Rumania dhe Qiproja nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe kjo e lë të hapur mundësinë që të ketë edhe zhvillime të natyrës politike, përkatësisht banerë apo thirrje fyese të tifozëve ndaj Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të tri vendet, ekipet përfaqësuese të Kosovës kanë pasur telashe në të kaluarën. Sidomos ndeshjet e Kosovës A me Rumaninë ishin me plot zhvillime.
Kualifikimet "politike" janë për Evropianin edhe më politik. Ai do të mbahet në Shqipëri e Serbi. Fakti se Shqipëria vendosi për organizim të përbashkët me Serbinë u përcoll me kritika të shumta, sidomos në Kosovë. Por UEFA të martën zyrtarizoi vendimin dhe tashmë është tërhequr edhe shorti i kualifikimeve.
Shqipëria e Serbia kualifikohen direkt.
