Futboll

Gruda shpreson të luajë për Gjermaninë në Botëror

Brajan Gruda

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, shpreson ta ndihmojë Leipzigun të kthehet në Evropë. Gruda është huazuar te Leipzigu nga Brightoni deri në fund të edicionit 2025/26.

Me paraqitje të mira, Gruda shpreson ta bindë përzgjedhësin e Gjermanisë, Julian Nagelsmann, t’i bëjë në vend në ekipi që udhëton për në Kupën e Botës 2026.

“Ndihem në formë të shkëlqyer. Tashmë njoh shumë prej shokëve të rinj të ekipit nga Kombëtarja dhe Bundesliga. Dua ta ndihmoj Leipzigun të kthehet në Evropë”, ka thënë Gruda.

21-vjeçari në pjesën e parë të këtij edicioni me Brightonin kontribuoi me tri gola dhe tri asistime.

Ai te Brightoni u transferua në verën e vitit 2024 nga Mainzi për 31 milionë euro. Kontrata me klubin anglez i përfundon në vitin 2028.

Gruda ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë, nga U15 deri në U21. Tani po e pret rastin te Gjermania A.

Shqipëria ka kohë që e ka kërkuar, por pa e bindur deri më tani.