Futboll

Gruda pret ftesën e Gjermanisë për Botëror

gruda

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, pret t’i bëhet realitet ëndrra për t’u paraqitur në Kupën e Botës me Gjermaninë. Ai ka thënë se pret një telefonatë nga përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann.

“Nuk kam kontakt me Julian Nagelsmannin. Shpresoj të vijë kontakti, nëse paraqitja ime në fushë është e mirë. Pastaj pres të marr një telefonatë. Paraqitjet e mia duhet të jenë të duhura. Dhe po përpiqem të jap 100 për qind. Sigurisht që është ëndërr paraqitja në Kupën e Botës. Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk është ëndërr. Kush nuk dëshiron të luajë në një Kupë Bote? Kjo është arsyeja pse po jap gjithçka nga vetja dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Gruda në një intervistë për “Sky”.

Ai është i kënaqur me paraqitjet te Brighton në Premier League.

Ka folur edhe për interesimin e Bayernit.

“Sigurisht që kishte interesim në fillim. Por nuk mund të them më shumë se kaq”, ka theksuar Gruda.

Gruda ka theksuar se synimi i tij është të luajë në të ardhmen për një klub që paraqitet në Ligën e Kampionëve.

“Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të jem lojtar i rregullt në përfaqësuese. Dua të luaj për një klub të madh si Bayerni, Real Madridi, Barcelona ose Liverpooli”, është shprehur Gruda.

21-vjeçari ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë. Por ende nuk ka debutuar për Gjermaninë A. Edhe Shqipëria ka treguar interesim për Grudën, i cili ka kontratë me Brightonin deri në qershor të vitit 2028.

Këtë edicion me fanellën e Brightonit në Premier League ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë.

Në total në të gjitha garat i ka tri gola e tri asistime

Brightonit iu bashkua në vitin 2024 nga Mainzi.