Futboll

Gruda në listën e zgjeruar të Gjermanisë për “Euro U21”

Brajan Gruda

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U21 të Gjermanisë në futboll, Antonio Di Salvo, ka publikuar të mërkurën listën e zgjeruar të lojtarëve për Evropianin që zhvillohet nga 11 deri më 28 qershor në Sllovaki. 

Pjesë e listës së zgjeruar prej 26 lojtarëve është edhe mesfushori shqiptar, Brajan Gruda. 

Për Evropianin e 21-vjeçarëve do të përzgjidhen vetëm 23 lojtarë. Lista zyrtare duhet të raportohet në UEFA më 4 qershor. 

Gruda për Gjermaninë U21 ka shënuar dy gola në 12 paraqitje. 20-vjeçarI është pjesë e Brightonit, që garon në Premier League të Anglisë.

Ai me fanellën e Brightonit këtë edicion ka luajtur 20 ndeshje në elitën e futbollit anglez, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar katër herë.  

Me klubin anglez, Gruda ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.