Futboll

Gruda ndër më të mirët në barazimin e Brightonit

Brajan Gruda

Mesfushori Brajan Gruda ishte ndër më të mirët në fushë te skuadra e Brightonit, që fitoi një pikë falë golit të realizuar në minutat shtesë të ndeshjes që i takoi javës së 22-të të Premier Leagues.
Golin e barazimit 1:1 në shtëpi ndaj Bournemouthi, e realizoi greku, Charalampos Kostoulas.
Marcus Tavernier në minutën e 32-të kaloi mysafirët në epërsi 1:0. Por falë golit të realizuar nga Kostoulas, Brightoni i shpëtoi disfatës.

Gruda luajti deri në minutën e 66-të, ndërsa u vlerësua me notën 7.

Brightoni është në pozitën 12-të me 30 pikë, kurse dy pozita më poshtë ndodhet Bournemouthi me 27 pikë.