Brajan Gruda me Brightonin e kanë fituar një pikë në përballjen ndaj Tottenham Hotspurit.
Brightoni barazoi 2:2 me Tottenhamin në shtëpi në kuadër të javës së pestë të Premier Leagues.
Yankuba Minteh i kaloi në epërsi vendësit në minutën e tetë. Brightoni e dyfishoi rezultatin në minutën e 31-të me golin që e shënoi Yasin Ayari.
Richarlison i ngushtoi shifrat në 2:1 në minutën e 43-të.
Tottenhami e barazoi rezultatin në minutën e 82-të fal autogolit që e realizoi mbrojtësi holandez, Jan Paul van Hecke.
Sulmuesi shqiptar, Gruda, te Brightoni u paraqit deri në minutën e 63-të.
Për Tottenhamin ishte barazimi i parë këtë edicion. Ka edhe tri fitore dhe një disfatë.
Brightoni numëron një fitore, dy barazime dhe dy humbje.