Dy futbollistët premtues, Brajan Gruda dhe Rocco Reitz, do t’i bashkohen në kampin stërvitor futbollistëve që ishin të përfshirë në listën preliminare të selektorit Julian Nagelsmann, për Evropianin e këtij viti.
Kështu ka njoftuar të enjten Federata e Futbollit e Gjermanisë, ndërsa grumbullimi ka nisur në Blankenhain.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi disa prej 27 lojtarëve të ftuar më herët nga Nagelsmann do të mungojnë në nisje të përgatitjeve për shkak të angazhimit në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve, Nagelsmann ka ftuar dy lojtarët perspektivë, Grudën e Mainzit dhe Reitzin e Moenchengladbachut.
Ata janë ftuar për “t’iu dhënë mundësia ta tregojnë veten në ekipin senior”.
Gruda dhe Reitz janë prej lojtarëve kryesorë të Gjermanisë U21.
Gjermanisë ende nuk i janë bashkuar Robert Andrich, Jonathan Tach dhe Florian Wirtz nga kampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkuseni, si dhe Toni Kroos, Antonio Ruediger të Real Madridit, si dhe Nico Schlotterbeck dhe Niclas Fuellkrug të Borussia Dortmundit.
Gruda 19-vjeçar dhe Reitz 21-vjeçar, do të jenë pjesë e kampit stërvitor të Gjermanisë deri të premten e ardhshme.
Më pas futbollistët e listës preliminare të selektorit Nagelsmann do të shkojë në kampin stërvitor të Evropianit në Herzogenaurach.