Skuadra e Grasshopperit e ka siguruar mbijetesën edhe për një edicion në Superligën e Zvicrës në futboll.
Grasshopperi të premten mbrëma u mposht 1:0 nga Aarau në udhëtim në ndeshjen e dytë të barazhit për mbetje në elitën e futbollit zviceran. Por rezultati i ndeshjes së parë, Grasshopperit ia siguroi mbijetesën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrasshopperi e fitoi thellë ndeshjen e parë të barazhit me rezultatin 4:0.
Golin e fitores për Aaraun e realizoi Linus Obexer në minutën e 82-të.
Te Grasshopperi deri në minutën e 60-të u paraqit mesfushori Amir Abrashi kurse Leart Kabashi ishte në bankën e rezervistëve.
Tek Aarau ndeshjen e kompletoi Valon Fazliu. Binjamin Hasani ishte në bankën e rezervistëve.
Grasshopperi e mbylli sezonin në pozitën e 11-të me 39 pikë, aq sa kishte edhe Yverdoni në vendin e fundit që pati goldallim më të dobët.
Aarau në kategorinë e dytë përfundoi në pozitën e dytë me 61 pikë.